Sandalet plastike të rehatshme, por të rrezikshme për organizmin

Shapkat ose sandalet plastike janë ndër më të përdorurat gjatë sezonit të verës. Ajo që i bën ato të tilla është të qenit të lehta dhe shumë të rehatshme për këmbët, por  materiali i tyre mund të jetë një rrezik për shëndetin tonë.

Një hulumtim i fundit shkencor në Gjermani ka zbuluar se sandalet e bëra nga materiale plastike mund të jenë shkaktari i disa llojeve të kancerit. Arsyeja për këtë është se materialet e plastikës përmbajnë përbërës kancerogjen.

Ata për këtë hulumtim i kanë testuar dhjetë sandale të bëra nga materiale të plastikës dhe kanë zbuluar se sandalet përmbajnë 60 për qind PAH (hidrokarbone aromatike policiklike).

Prandaj, sandalet paraqesin rrezik ndaj shëndetit të njeriut për shkak të substancave kancerogjene që përmbajnë. Hulumtimi gjithashtu ka zbuluar se sandalet origjinale të njohura si Crocs, nuk përmbajnë PAH. Sidoqoftë, ato përmbajnë disa përbërës të cilët shkaktojnë alergji të ndryshme.

 

Pin It