Saz’Iso është koncerti i gjashtë që Argjiro organizon në këtë 10 vjetor jubile të festivalit ndërkombëtar “Takimet Muzikore të dy Botëve”, i cili kete vit iu kushtua dialogut te kulturave. Rrugëtimi i Takimeve te dy boteve nisi më 5 Tetor, me ndërthurjen e muzikës së shenjtë « Muzikë nga Tradita te Ndryshme Fetare » me pjesmarrjen e artistëve shqiptare të suksesesshëm, si sopranoja Mirjam Tola dhe Enris Qinami, krahas zerave te veçante te muezinëve Adnand Merja, Hysni Merja dhe Mikel Hazizolli të cilët interpretuan me mjeshteri salavatet myslimane, po dhe tre koraleve te kishes ortodokse dhe asaj katolike qe me zerat e tyre e mrekulluan publikun e Tiranës. Maratona e dy boteve u zhvendos ne shkoder per koncertin e dyte me “Tinguj Nder kufitare” ku artiste shkodrane interpretuan se bashku me duon malazeze Vox2Feel Duo. Artistet malazeze interpretuan me pas dhe ne Tirane tek Reja, një kombinim perfekt mes zërit brilant të një sopranoje dhe tingujve të kitarës.« Takimet Muzikore të dy Botëve » ne naten e katret sollën për herë të parë në Shqipëri një grup nga Korsika « Cantemu Inseme ». grupi korsikan pasi shpalosi traditen dhe folklorin korsikan ne nje koncert tek Teatri Metropol, shkuan ne Gjirokaster per te bere nje koncert te perbashket me grupin Argjiro te Roland Cenkos, një nderthurje e dy polifonive qe mahniti spektatoret. Surpriza e fundit e Festivalit ” Takimet Muzikore të Dy Botëve” eshte Saz’Iso: tingujt më të bukur të muzikës së Jugut, nje gjeneral gramafoni 2 me Joe Boyd te Pink Floyd dhe ekipin e Edit Pulës. Koncerti Saz ‘Iso jepet më 1 Nëntor, ora 19.00 në Qëndrën Kulturore të Katedrales Ortodokse “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë.