DailyRound, aplikacioni në shërbim të mjekëve

dailyrounds

DailyRound, është një shërbim për doktorët i cili kombinon elemente nga rrjeti social dhe të rejat mjekësore.

Në DailyRound mjekët mund të kërkojnë këshilla nga kolegë të tjerë të fushës së tyre. Programi ofrohet në desktop, iOS dhe në Android dhe i lejon doktorët të jenë në kontakt me njëri-tjetrin, të shkëmbejnë eksperienca, të kenë një bazë të përbashkët të dhënash si dhe të ngarkojnë në të dokumente vizualë të rasteve të tyre.

“Fillimisht, kishte vetëm pak doktorë që përfshinin rastet e tyre studimore në platformë,” thotë Dr. Dëpu Sebin, themeluesi i saj, në një intervistë. “Pastaj filluam të shtojmë gjithnjë e më shumë veçori dhe tani kemi vendosur ta bëjmë atë më të gjerë.”

Tashmë DailyRound numëron 250,000 përdorues, ku pothuajse 60% e të gjithë përdorueseve janë indianë.

Tani platforma është menduar të ofrohet edhe për pacientët, që t’i ndihmojë ata të jenë në kontakt më të shpejtë dhe të drejtpërdrejtë me mjekët e tyre.

Pin It