“Së prapthi”, shfaqja për publikun e vogël vjen në Teatrin e Metropolit

 

Teatri Metropol risjell për publikun e vogël shfaqjen “Së prapthi”, me regji të Aldi Hysotoçit,me aktorët Kelsta Shero dhe Roerd Toçe.

“Së prapthi” është një shfaqje interaktive dhe argëtuese, është shfaqja e dytë e këtij lloji që Teatri Metropol vë në skenë, pas suksesit që patëm me shfaqjen “Zgjohu vëlla arush” ku fëmijët – publik bëjnë vetë shfaqjen, bashkë me dy aktorët Klesta Shero dhe Roerd Toçe.

Personazhet janë dy; motër e vëlla. Ngjarjet zhvillohen në dhomën e tyre të gjumit, para se të flenë nisin një rrëmujë të madhe duke luajtur. Gjatë kësaj kohe vëllait i humbet kapelja e tij e preferuar, motra më e vogël duke parë që vëllai është shumë i mërzitur fillojnë aventurat në gjetjen e kapeles . Sa më shumë lojra dhe kërkime aq me shumë rrëmujë dhe argëtim.

Pas shumë aventurash dhe kërkimesh ata gjenden në një ishull të vetmuar. A do ta gjejne kapelen speciale të vëllait dy personazhet tani?! Shfaqja do të vazhdoj të shfaqjet në datat 14- 15 Tetor / 4-5 Nëntor, 11-12 Nëntor ora: 11:00. /ATA/

Pin It