Së shpejti telefona pa bateri

Nuk ka më fisha, karikues baterie dhe celulari që duhet t’i kesh me vete vazhdimisht, ka nevojë vetëm për energjinë e ambientit. Ky është vizioni për telefonin e parë që do të funksionojë pa bateri.

Shkencëtarët nga Universiteti në Uashington treguan se në të ardhmen mundemi të zgjidhim në tërësi problemin e baterisë.

Pajisja e re, e cila ndodhet në fazën e hershme të kërkimit, përdor teknologji të sinjalit kthyes. Konkretisht, funksionimi i tij është i bazuar në radiovalët, të cilat sillen rreth nesh derisa ne komunikojmë, shkruan IFLScience.

Ekipi tani po punon në përmirësimin e kualitetit dhe zhvillimin e thirrjeve.

Shpikja aktualisht funksionin sikur walky-talky, andaj duhet të shtypni butonin për t’u transferuar nga biseda në dëgjim dhe anasjelltas. Po shqyrtohet edhe vendosja e ekranit e-ink, për të mundësuar dërgimin e porosive.

Pin It