Sekreti i hapave të vegjël

Një urtësi e lashtë thotë: “Suksesi është kurora e përpjekjeve të vogla, të përsëritura dhe të akumuluara ditë pas dite.”

Ndërsa Profeti ynë i nderuar thotë:  “Nga veprat më të dashura për Allahun, janë ato të cilat edhe nëse janë pak, bëhën në mënyrë të vazhdueshme.”

 [Buhari, İman, 32; Rikak, 18; Libas, 43. Muslim, Musafirin, 216-217; Munafikin, 78. Ebu Davud,
Tatavvu, 27. Nesai, Kible, 13; Kijamu’l-Lejl, 19]

Mjafton që të mos heqësh dorë prej veprave të mira, edhe nëse të duken pak. Pa e kuptuar ato mund  të bëhen suksesi yt më i madh!

Pin It