Sy që nuk e shohin të mirën…

Në një tregim simbolik, thuhet se një ditë, dielli nuk lindi në një qytet. Atë mëngjes si çdo ditë, bujqit dolën për të shkuar në ara, por errësira i gozhdoi. Fëmijët u ngritën të shkojnë në shkolla, por edhe ata nuk mundën. Gjatë gjithë orëve të ditës, nuk funksionoi asgjë, sikur u ndërpre e gjithë jeta. Njerëzit dukeshin të shqetësuar për të mbjellat e tyre. Të vegjël e të moshuar dridheshin nga i ftohti, kurse frika u kishte pllakosur zemrat.

Në mbrëmje as hëna nuk lindi si çdo natë. Të frikësuar dhe të mbërthyer nga paniku, të gjithë shkuan në faltore, ku u lutën, qanë dhe u përgjëruan që të lindë sërish dielli. Atë natë, askush nuk vuri sy në gjumë.

Të nesërmen, në pesë të mëngjesit, dielli lindi si gjithmonë. Njerëzit fluturuan nga gëzimi, ngrinin duart drejt qiellit dhe pëshpërisnin fjalë mirënjohje. Një nga të mençurit e qytetit u tha: “Përse e falenderoni Zotin vetëm për lindjen e diellit të kësaj dite?! A nuk lind dielli çdo mëngjes?!”

Mësohu t’i ndjesh mirësitë e Zotit në çdo kohë!

Pin It