SHBA-ja sanksione të ashpra ndaj Koresë së Veriut

Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të ndërmarrin masa të ashpra ndaj Koresë së Veriut. Kështu ka vendosur senati amerikan i cili ka votuar unanimisht në favor të sanksioneve më të ashpra, si kundërpërgjigje ndaj veprimeve të fundit të Koresë së Veriut e cila lëshoi një raketë me rreze të gjatë veprimi.

koreja veriut - raketa
Drafti synon që të ndëshkojë të gjithë ata që në mënyrë direkte ose indirekte ndihmojnë Penianin në qëllimet e tyre në lidhje me zhvillimin e programit bërthamor.

Në draftin e propozuar në Senat targetohen të gjithë personat ose subjektet që tregtojnë ose financojnë ndonjë program të armëve të shkatërrimit në masë, programin e Koresë së Veriut, pastrimin e parave, trafikun e drogës, shkeljen e të drejtave të njeriut, aktivitetet të cilat cenojnë sigurinë kibernetike të SHBA-ve, etj.

Po ashtu, Senati miratoi edhe një paketë ndihmash prej 50 milionë dollarë për transmetimet radiofonike dhe programet humanitare në Korenë e Veriut.

Para votimit në Senatin amerikan, Koreja e Jugut njoftoi ndërprerjen e operacioneve në parkun industrial të përbashkët brenda territorit të Veriut. Me këtë veprim, Jugu i ndërpreu një burim tepër të rëndësishëm të ardhurash fqinjëve veriorë të varfër.

 

Pin It