Shembull perfekt i sjelljes së moderuar

Profeti a.s gjithmonë i shmangej ekstremeve duke parapëlqyer të zgjedhë rrugën e mesme gjatë jetës së tij. Ai ishte i përmbajtur në qëndrimet e tij dhe mënyrën si shprehej, duke përqafuar të Mesmen e Artë mes dy ekstremeve, pa tentuar të anohet nga njëra apo tjetra anë. Ai  ruante kursin e tij të moderuar të veprimit në të gjitha rrethanat. Profeti a.s i mësoi bashkëkohësit e tij që të tregoheshin të moderuar, si me vepra po ashtu edhe me fjalë.

Ai mbështeste qëndrimet e matura. Njëherë, tre persona erdhën të mësonin mbi sjelljen e Profetit a.s dhe mënyrën si i kryente adhurimet. Njëri prej tyre tha: “Unë do të agjëroj vazhdimisht, pa pushuar.” Tjetri tha: “Unë, tani e tutje, do t’i kaloj netët duke u falur.” Ndërsa i treti tha: “Unë do të heq dorë nga martesa për t’ju përkushtuar Zotit.”

Më vonë, Profeti a.s erdhi t’i pyeste për ato që kishin thënë dhe u përgjigj:

“Dëgjoni, unë i druhem Allahut më shumë se ju, dhe jam më i ndërgjegjshëm për detyrimet e mia ndaj tij se çdokush tjetër. Unë agjëroj, por edhe e ndërpres atë. Unë shpesh lutem gjatë natës, por edhe fle, dhe jam i martuar. Kjo është mënyra ime e jetesës.” [Buhariu, 5063]

Profeti a.s gjithashtu ka thënë: “Tregohuni të përmbajtur. Praktikojeni fenë në raport të drejtë me fuqinë tuaj fizike. Faluni në mëngjes dhe në mbrëmje, si dhe në disa pjesë të pasdites dhe të natës. Ndiqni rrugën e mesme dhe do të arrini qëllimin tuaj” [Buhariu].

Transmetohet gjithashtu se Profeti a.s tregohej i përmbajtur në veprimet e tij. Faljet dhe predikimet e tij kishin kohëzgjatje normale. Gjatë gjithë jetës së tij, ishte shembull perfekt i sjelljes së moderuar.

Burimi: profetimuhamed.info

Pin It