Shëndet: Vlerat ushqyese dhe kuruese të rrushit

Në vitin 1927 disa prej kolegëve të Dr. A Liebstein, mjek i famshëm nga Nju Jorku, e pyetën se çfarë mendonte për aftësitë kuruese të rrushit, ai u tha: “Rrushi është ushqimi më ideal për secilin prej nesh.” Ky fryt i çmuar, përveç vlerave të tij të larta ushqimore, ka  edhe vlera të shumta kuruese. Është e rëndësishme të nënvizojmë se pjesën më të ushqyeshme, rrushi e ka te lëkura e tij. Ajo përmban nivele të larta polifenolësh dhe resveratrolësh, që kanë veti antioksiduese.

Rrushi  përmban  vitaminë A,B₁, B₂, B₆, C  dhe minerale (kalcium, fosfor, hekur dhe magnezium).

Mjekësia bashkëkohore ka vërtetuar këto veti shëruese të rrushit:

  • pastron gjakun dhe organizmin në përgjithësi;
  • forcon mëlçinë , personat që vuajnë nga gastriti u këshillohet ta përdorin tri herë në ditë nga 200 deri në 300gr një ose dy orë para bukës.
  • është ilaç efikas kundër hemorroideve.
  • këshillohet të përdoret për nxjerrjen e gurëve nga veshkat. Rezultatet e dëshiruara mund të arrihen nëse konsumohet 300gr rrush para ushqimit për 20 ditë rresht.
  • për sëmundjet e lëkurës dhe për freskimin e saj, rrushi përdoret duke e kombinuar me vitamina.
Pin It