Shkencëtarët drejt rrugës për të krijuar “Quantum”, kompjuterin e së ardhmes

quantum-feb_1024

Një grup shkencëtarësh po përpiqen për të siguruar teknologjinë që garanton funksionimin 100% të një procesori quantum në një kompjuter.
Shkencëtarët deri tani nuk kanë mundur ta realizojnë një gjë të tillë dhe asnjëherë nuk është arritur që të tejkalohet 1% i fuqisë totale që ka një procesor i tillë.

Studimi i fundit që thotë se është tejkaluar ‘pengesa’ teknike, që i ndalonte në prodhimin e një kompjuteri tërësisht “quantum”, i takon një grupi studiuesish britanikë të Universitetit të Suseksit. Ata thonë se kanë nisur punën për ndërtimin e prototipit të parë, që në rastin më të keq do të kërkojë një dekadë për t’u vënë në punë.

“Është kupa e shenjtë e shkencës. Nëse realizojmë një kompjuter të tillë, gjithçka mund të ndryshojë. Gjithçka!”, thotë për “The Independent” Winfried Hensinger, udhëheqë i “Ion Quantum Technology Group” në Universitetin e Suseksit.

Kompjuteri Quantum, teorikisht është në gjendje që të kryejë veprime miliona herë më shpejt sesa kompjuteri më i fuqishëm tradicional që ekziston sot në tokë. Për të kuptuar dallimin, kompjuterat klasikë kanë një memorie të ndërtuar nga “bit-et”, ku çdo bit përfaqëson 0 ose 1 (sistemi binar). Ndërkohë, kompjuteri quantum ruan sekuencën e quajtur si “qubits” dhe një “qubit” i vetëm mund të përfaqësojë 0, 1 ose që të dyja bashkë në atë që njihet si “superpozicioni quantum”.

Pin It