Disa ushqime nuk duhet t’i ringrohni, përbëjnë rrezik për shëndetin

077311fcddc24a262e94d28eae24e5dc

Ndodh që një ushqim të caktuar ta konsumojmë disa ditë dhe para saj e ringrohim atë, por për disa ushqime kjo nuk këshillohet pasi humbasin vlerat ushqyese duke u kthyer edhe në toksike.

Më poshtë do të lexoni se cilat ushqime nuk këshillohet të ringrohen.

1.Mishi i pjekur i kuq

Nuk duhet të ringrohet sepse gjatë trajtimit termik ai e ndryshon strukturën në një formë që nuk i përgjigjet trupit tonë. Kur proteinat nga mishi ringrohen më vonë ato e ndryshojnë përbërjen, duke i bërë shumë të vështira që të treten në organizëm, e përveç problemeve me tretje, mishi mund të bëhet toksik.

Ashtu si mish i kuq, edhe te mishi i shpezëve vjen te ndryshimi në përbërjen e proteinave që mund të shkaktojnë probleme me tretjen. Mishin e pulës dhe gjeldetit duhet ngrenë vetëm të ftohtë, pa ngrohje, sidomos mishin e pulës, i cili përmban më shumë proteina sesa mishi i kuq. Por në qoftë se ju duhet patjetër që të ringrohni mishin e pulave, le të jetë në një temperaturë më të dobët dhe më ngrohje më të gjatë.

2.Patatja

Patatja për shkak të ringrohjes humb vetitë ushqyese,madje bëhet toksike. Patatja është më e shëndetshme e gatuar dhe duhet t’a hani menjëherë pas përgatitjes apo edhe të ftohtë, në atë rast përmban përqindjen më të lartë të amidonit rezistent i njohur për ndjenjën e ngopjes dhe që ka efekt probiotik.

3.Veza

Veza nuk duhet të ringrohen sepse ato bëhen toksike për shkak të ekspozimit ndaj temperaturës së lartë. Megjithatë, kjo nuk ka të bëjë me ushqime ku vezët janë të fërguara si për shembull në salca, por vetëm për ushqime me vezë të ziera ose të skuqura, të tilla si musaka.

4.Kërpudhat

Këpurdhat është mirë të hahen menjëherë pas përgatitjes, apo të ftohta por ata nuk duhet të ringrohen.E njëjta vlen edhe për supat dhe pilafi me lëng pule, të cilat janë bërë me këpurdha. Nëse ju duhet t’i ringrohni le të jetë ngrohja e butë në temperaturë deri në 70 gradë.

5.Spinaqi, panxhari i kuq, selino dhe karrotat

Përmbajnë nitrate të cilat për shkak të veprimit të mikroorganizmave dhe ngrohjes kalojnë në nitratet dhe tutje në nitrosamine, të cilat janë materie shumë të dëmshme dhe kancerogjene për njerëzit. Spinaqi është më i rrezikshmi në këtë grup dhe gjithmonë duhet t’a hani vetëm pas përgatitjes ose të nesërmen. Spinaqin nuk duhet t’a ringrohni, sepse është i shijshëm edhe i ftohur. Selino, e cila përdoret shpesh për supa, duhet hequr pas gatimit së bashku me karrotat dhe të hahen menjëherë pas përgatitjes.

Pin It