Princesha Sofi, Mbretëresha e Shqipërisë dhe bashkëshortja e Princ Vidit

download (1)

princ1_zpsq7w4swed

princi-gruaja

Më 3 shkurt 1936 u nda nga jeta Princesha Sofi. Ishte bashkëshortja e Princ Vidit me të cilin u martua më 30 nëntor 1906. Njihet gjithashtu si Princeshë Sofia e Shqipërisë. Çifti mbretëror pati dy fëmijë, Princesha Marie Eleonore, Donika (1909–1956, Princi trashëgimtar Carol Victor, Skënderi (1913–1973)

Princesha Sofi u lind në Potsdam, Brandenburg. Ishte vajza e Princit trashëgimtar Victor of Schönburg-Waldenburg (1856–1888) dhe e gruas së tij, Princeshës Lucia of Sayn-Wittgenstein-Berleburg (1859–1903). Ajo pati disa rrënjë shqiptare, duke filluar me Ruxandra Ghica (Gjika), vajza e Grigore I Ghica (Gjika), sundimtar i Vllahisë (Rumani). Prindët e saj vdiqën kur Sofia ishte e vogël, kështu që ajo kaloi rininë e saj në Moldavi, ku gjendeshin kushërinjtë e saj nga e ëma.

Princesha Sofi ishte bashkë me bashkëshortin e saj tek Mbretëresha Elizabeta e Rumanisë, kushërirë e Vilhemit. Dy gratë luajtën një rol vendimtar që Princ Vidi të pranonte kurorën e Skënderbeut. Çifti mbretëror mbërriti në Durrës, Shqipëri më 7 mars 1914, për efekt të pranimit që Princ Vidi i bëri kurorës shqiptare më 21 shkurt 1914 nga një delegacion shqiptar i kryesuar nga Esat Toptani. Delegacioni shqiptar vizitoi edhe Valdenburgun, Saksoni, për respekt të familjes së Princeshës Sofi.

Pin It