Studim: Filmat vizatimorë jorealist, ndikojnë keq në botëkuptimin e fëmijëve

da71be4dd58d7638df15a76bb73086f1

Studiues nga universiteti amerikan Duke University kritikojnë filmat vizatimorë për fëmijë. Studiuesit e universitetit thonë se këto filma e prezantojnë jetën në mënyrë të gabuar dhe i konsiderojnë skenat e tyre si jorealiste.

Përfaqësimi i personazheve në filmat vizatimor kanë tendencën që të jenë shumë të sheqerosur, hipokrit dhe artificial krahasuar me realitetin.

Gjithashtu, ato japin një pamje të shtrembëruar të varfërisë dhe të ndryshimeve klasore. Janë analizuar rreth 32 filma dhe këta filma kanë pasur rreth 100 milionë dollarë përfitime.Analiza e tyre tregon se heronjtë e tyre janë ose përfundojnë të pasur dhe pjesa më e madhe e personazheve u përket shtresës së lartë.

Studiuesit sugjerojnë se pabarazia sociale është gjë e mirë dhe se shtresat e ulëta nuk kanë arsye pse të ankohen. Shpesh të varfërit përshkruhen si më të lumtur se të pasurit dhe që do i ndryshonin me shumë dëshirë vendet me njëri-tjetrin.

 

Pin It