Shqipëri-Gjermani, negociohet marrëveshja për njohjen e patentave

Vijimi i negociimit të marrëveshjes për njohjen e patentave dhe finalizimi me sukses ishte në qendër të takimit mes Ambasadorit të Shqipërisë në Gjermani, Artur Kuko dhe Sekretarit të Shtetit në Ministrinë Federale të Transportit dhe Infrastrukturës Digjitale, Guido Beermann.

Ndarja e eksperiencës në fushën e digjitalizimit u vlerësua me shumë rëndesi edhe në kuadër të integrimit të Shqipërisë në BE, ku një shembull i suksesshëm është digjitalizimi i ofrimit të shërbimit konsullor.

Pin It