Modeli i lejeve të drejtimit nuk ndryshon

Modeli i Lejeve të Drejtimit në Republikën e Shqipërisë nuk do të ndryshojë “sërish”, njoftoi sot Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor.

Në një njoftim për shtyp kjo drejtori bën të ditur se, Leja e Drejtimit në Republikën e Shqipërisë, ndryshon vetëm mbështetur në Kodin Rrugor si dhe aktet nënligjore dalë në zbatim të tij.

Mbështetur në ndryshimet e reja të Kodit Rrugor si dhe aktet nënligjore të dala në zbatim të tij, Leja e re e Drejtimit, si model me standarte të BE-së, është lëshuar për herë të parë më datë 24.01.2017. Gjë e cila vazhdon të shërbehet dhe sot.

“DPSHTRR-ja nuk shqetësohet për gjërat që ajo nuk mund ti ndryshojë dot ligjërisht dhe faktikisht. DPSHTRR-ja shqetësohet për “zjarrin” e pakuptimtë ndezur sot, për të dëmtuar shërbimin e saj ndaj qytetarit. Ndaj i bëjmë thirrje kujtdo, “portë” a “dritare” qoftë, që punën e nisur herët si zjarrvënës, ta përfundoj si zjarrfikës”, citon njoftimi i DPSHTRR. /ATA

Pin It