Shqipëria e fundit në botë për cilësinë e hekurudhës

Në Indeksin e Konkurrueshmërisë Globale për cilësinë e hekurudhave, sipas Forumit Ekonomik Global, vendi ynë u rendit i fundit në botë.

Konkretisht në vendin e 101, për cilësinë shumë të dobët të transportit hekurudhor.

Ndërsa bota po shkon drejt linjave të shpejta të transportit, Shqipëria ka ende trena të vjetër dhe shumë pak funksionalë.

Sektori hekurudhor ka përjetuar rënie të vazhdueshme në 10 vitet e fundit. Ai mund të përshkruhet si sektori më pak i zhvilluar dhe më pak tërheqës në Ballkanin Perëndimor (së bashku me sektorin hekurudhor të Kosovës). Në Shqipëri rrjeti hekurudhor është ndërtuar në periudhën 1946 – 1986, kryesisht për t’i shërbyer industrisë. Në total, rrjeti hekurudhor ka një gjatësi prej 420 km.

Pin It