Çorapet me uthull, metodë efikase për shërimin e gripit

Në librin “Vinegar Socks” nga Karin Berndi, tregohen disa mënyra sesi ta merrni veten nga gripi, pa përdorur ilaçe.

Siç tregon edhe titulli, që nënkupton çorapet me uthull, një ndër metodat për shërimin e ftohjes dhe gripit është veshja e çorapeve, të zhytura në uthull. Mjafton të keni një enë të mbushur me gjysmë uji të vakët dhe të shtoni dy lugë të mëdha me uthull.

Merrni një palë çorape të trasha nga leshi dhe zhytini në këtë përzierje.Vendosni një peshqir në divan apo krevat, ku më pas do të vendosni këmbët, në mënyrë që të mos e bëni pis materialin. Qëndroni me këto çorape, derisa ato të thahen. Uthulla ndikon në qarkullimin e gjakut, që shmangë ftohjen.

Kjo gjithashtu e shtyn edhe sistemin e imunitetit, teksa nxitë prodhimin e lëngjeve të humbura.

Pin It