Shkencë: Energji elektrike nga lotët dhe lëngjet e trupit

Shkencëtarët në Irlandë kanë zbuluar se mund të prodhojnë energji elektrike duke përdorur lotët dhe lëngje të tjera të trupit si qumështi i gjirit dhe pështyma.

Sipas studiuesve, ky zbulim mund të përdoret një ditë për të kontrolluar përhapjen e ilaçit në organizëm duke përdorur një pajisje e cila është e aftë të marrë energji nga ambienti përreth.

Një teknologji e tillë mund të zëvendësojë pajisjet aktuale biomjekësore, të cilat përmbajnë kimikate toksike.

Studimi i botuar në revistën “Applied Physics Letters” dhe i kryer nga hulumtuesit në Institutin Bernal në Universitetin e Limerick, përshkruan sesi ekipi ushtroi trysni ndaj molekulave të lizozimit, një proteinë e gjetur në të bardhën e vezës dhe lëngjeve të trupit.

Eksperimentet zbuluan prova të peizoelektricitetit, një proces në të cilin një ngarkesë elektrike nuk është shkaktuar në përgjigje të aplikimit të tensionit mekanik.

Ndërsa vetitë e proteinave kanë qenë të njohura për dekada, eksperimentet e ekipit përfaqësojnë herën e parë që ka treguar shenja të piezoelekricitetit.

Pin It