Fëmijët shqiptarë dhe jeta e bukur që bënin !

Fëmijët shqiptarë të pas viteve 2000 nuk do ta kuptojnë këtë artikull, ama të tjerët do të shkrihen së qeshuri!

Është shumë e çuditshme se si me kalimin e viteve vihet re një ndryshim i madh edhe përsa i përket mënyrës se si rriten fëmijët në kohëra të ndryshme. Sidomos në vende si Shqipëria, të cilat kanë provuar një shumëllojshmëri regjimesh dhe pushtetesh, nuk do shumë mend të kuptohet se të gjitha gjeneratat janë rritur ndryshe nga të tjerat.

 

  • Nëse kishe një llastik apo një fije të gjatë peri në dorë, sigurisht do i kërkoje një dorë personit që kishe afër për të luajtur këtë lojën e çuditshme me fije ku të gjithë bëjnë si ekspertë por të gjithë e përfundojnë në lëvizjen e katërt se nuk dinë më tepër.

  • Ky parfum dhurohej në dy raste: ose kur kishe ditëlindjen ose kur fitoje ‘Miss Pallati’-n sepse në të kundërt ishte shumë i shtrenjtë për tu blerë dhe shumë ‘trendy’ për ta pasur.

  • Nuk e dimë nëse ky objekt ka një emër, por dimë që kush ‘kërrciste’ më tepër këto sferat prej kaullçuku, fitonte zemrën e të gjithëve!
  • Përpara se të lexonim këto 1 milion studimet e Universitetit të Harvardit se cilat janë objektet që nuk duhet t’i lini fëmijës në dorë, ne të vegjël argëtoheshim me gjilpëra që nëse i fiksonim në lëkurën e gishtit, dukej sikur jetën e kishim në vijë!

  • Fakt: Çdo vajzë binte në dashuri me djalin që kishte më shumë taso në koleksionin e tij!

  • Ky çokokremi në formë zemre, ka edhe sot zemrën time! KU MUND TA GJEJ?!

  • Kjo fshesë e oborrit ishte makthi më i madh. Në rastin më të mirë e merrje me detyrim për të pastruar ndërsa në rastin më të keq mund edhe të përfundonte edhe në të pasmet e tua kur ‘ja ngrije nervat mamit’.

  • Nuk e keni idenë se sa 20-lekësha kam harxhuar për të fituar tullumbasin e madh tek kjo loja që mbante ai xhaxhi tek dyqani poshtë shtëpise dhe kurrë nuk e mora dot. Gjithmonë tullumbacen e madhe ‘rastësisht’ e fitonte i biri i atij që kishte lojën në dyqan. Sa fëmijë naivë!

  • Nuk e di pse duken si të parehatshme në foto sepse këtu sandale kanë rritur breza.

  • Këto vargjet me letra ishin në çdo festë: ditëlindje, fejesë, martesë, etj. Dhe ruheshin për tu përdorur në raste të vazhdueshme, ja ashtu të zhubrosura dhe të grisura tek-tuk, nuk hidheshin kurrë në plehra!

  • Të pasurit e lagjes kishin gjithnjë kaseta për të luajtur, ndërkohë ne të tjerët thjesht mburreshim me faktin se ishim shokët e atyre që kishin kaseta. Ja fiks kështu!

  • Ky është një mall që se përballoj dot më. Po zbres tek marketi poshtë të blej Bubble!!!

Blitz.al

Pin It