4 Tetori është Dita Botërore e Kafshëve

 

Dita botërore e kafshëve festohet ç’do vit në datën 4 Tetor. Fillimet e saj i ka në vitin 1931 në Firence të Italisë , ku në një konventë të ekologjistëve të asaj kohe u vendos si 4 tetori dita botërore e kafshëve. Në këtë ditë në forma të ndryshme festohet jeta e kafshëve dhe ngjarje të veçanta planifikohen në të gjithë globin.

4 Tetori u zgjodh si Dita Botërore e Kafshëve , pasi përkon me festën që festohet ndaj Shën Franceskos ( Giovanni Francesco di Bernardone) , i cili ishte një admirues i natyrës dhe mbrojtës i kafshëve.

T’i duam kafshët këto qenie të pafajshme dhe të dashura me të gjithë ne .

Pin It