Rritini fëmijët tuaj shëndetshëm, duke shmangur këto fjali

Fëmijët janë burim jete,fryti I dashurisë dhe lumturia më e madhe për çdo prind. Që në momentin e ardhjes në jetë ata marrin gjithë vëmendjen tonë. Rritja e fëmijëve shoqërohet me ndryshime te sjelljeve, rrjedhimisht edhe të karakterit të tyre. Të gjitha këto e bëjnë më të vështire procesin e edukimit të tyre nga prindërit. Rritini fëmijët tuaj shëndetshëm, duke shmangur këto fjali.

1.”Në qoftë se sillesh kështu, nuk të kam më xhan” – Me siguri po sillni në mend të gjitha herët, ku në mënyrë aspak dashakeqe, i keni thënë fëmijës të njëjtat fjalë. Ky lloj kërcënimi emotiv jo vetëm që tremb të vegjlit,por edhe i vë përpara rrezikut të humbjes së vëmendjes dhe dashurisë të prindërve. Sjellja jo gjithmonë është njësi matëse e dashurisë, ndaj shmangeni këtë fjali sa më shumë të jetë e mundur.
2.‘’Lëre se e bëj unë, pasi ti nuk je i,e aftë’’ – Mos harroni kurrë se pavarësisht diferencës në moshë dhe eksperiencë, fëmija duhet stimuluar që të shpërfaqë aftësitë e tij, cilat do qofshin ato. Mund ta nxisni duke i shpjeguar se tanimë mund të lajë vetë dhëmbët apo të lidhë këpucët, si dhe mos e vënë kurrë në presionin e të ndjerit jo i zoti, e zonja.
3.’’Je i keq, fëmijët e tjerë janë më të mirë se ti’’ – Fjalia je i keq, e keq, edhe pse ka një peshë shumë të rëndë stilistikore e jo vetëm, është ndër më të përdorurat në familje, kopsht, shkollë dhe më gjerë. Po çfarë do të thotë të jesh ”i keq, e keqe” dhe pse duhet ta evidentoni një sjellje të gabuar duke e krahasuar me një sjellje të mirë ? Fëmijët janë qenie të mëvetësishme që rriten, gabojnë, mësojnë, kopjojnë, modelohen sipas shembujve që u shërbejmë ne të rriturit.
4.‘’Pse nuk sillesh mirë si vëllai dhe motra jote?‘’ – Të gjithë kemi një vëlla/motër që është më i,e mirë në sjellje, shkollë, i/e pastër etj. Me siguri gjatë rritjes edhe mund t’ia keni shprehur që jeni lodhur nga ky lloj krahasimi sepse ju ka penguar të jepni më të mirën tuaj. Atëherë, mos e vendosni fëmijën tuaj në të njëjtën situatë. Edhe kjo fjali është kërcënim emotiv për fëmijën që rrezikon jo vetëm të rritet nën hijen e një vëllai/motre ”shumë të mirë”, por ndjen se mund të mos marrë mjaftueshëm kujdesin prindëror.
5.‘’Je si babai yt, mamaja jote’’ – Kjo është fjalia që rëndomtë thuhet në rast kur prindërit janë të divorcuar, por jo vetëm. Një fëmijë është fryt i dy prindërve, personalizimet prindërore nuk e ndihmojnë atë, përkundrazi përforcojnë idenë pse nuk janë ndryshe.
6.‘’Nuk kam kohë,më lër rehat” – Jeta frenetike na mban shpeshherë larg impenimeve familjare, por ka gjithmonë kohë për fëmijët.

Pin It