Shqipëria konkuron sot në Eurosong

tarifa

Shqipëria do të konkurojë e 17-ta të enjten në mbrëmje në natën e dytë të Festivalit Europian të Këngës. Eneida Tarifa do të këndojë sot këngën përfaqësuese “Përrallë” në skenën e Eurosong-ut në Stokholm.

“Unë e jetova e përjetova këngën time. Më keni mbushur me emocion, ju falënderoj të gjithëve për mbështetjen, do bëj të pamundurën ta realizoj ashtu siç duhet në Eurosong” ka thënë këngëtarja Tarifa.

Ndërsa ekipi shqiptar i bën thirrje të gjithë shqiptarëve jashtë Shqipërisë të shprehin mbështetjen e tyre duke votuar në numrin 17. “Eshtë një gjë në dukje e vogel, por që i bën një shërbim kaq të madh Shqipërisë, Kosovës e shqiptarëve kudo që janë!” tha Martin Leka nga RTSH.

Pretendimet e shqiptarëve në këtë rast janë për një radhitje sa më dinjitoze, ndërsa sondazhet parashikojnë si këngët më të favorizuara për trofeun, përfaqësueset nga Franca, Rusia, Kroacia, Ukraina, Australia dhe Malta.

Pin It