Maratonë violinistike në Universitetin e Arteve

ina kosturi

Edicioni i gjashtë i maratonës së muzikës violinistike do të sjellë të enjten në mbrëmje në Universitetin e Arteve koncertin me pjesë nga kompozitorë shqiptarë dhe të huaj. Violinistja Ina Kosturi vazhdon traditën e koncerteve në violinë të iniciuar nga vetë ajo gjashtë vjet më parë.

Cikli i koncerteve nis sot në mbrëmje me duetin në violinë dhe piano nga Ina Kosturi dhe Rudina Ciko. Dyshja, e cila prej gjashtë vitesh bashkëpunon në këtë maratonë, ka përzgjedhur një repertor të përzier shqiptar dhe të huaj me pjesë të veçanta dhe të luajtura rrallë.

Pianistja Rudina Ciko vlerëson si shumë të rëndësishme iniciativën e violinistes Kosturi për mbajtjen e një cikli të tillë koncertesh, të cilat kërkojnë përvojë që të jenë të suksesshme.

Në datat 2 dhe 9 qershor do të zhvillohen dy koncertet e tjera pjesë e këtij cikli. Recitalet në violinë janë të rëndësishme për vetë faktin se janë shumë të rralla.

Pin It