Haxhinasto e Vlahutin inaugurojnë bypass-in e Rrogozhinës

?????????????????????????????????????????????????????????

Ministri i Transportit Edmond Haxhinasto dhe Ambasadorja e BE, Romana Vlahutin inauguruan sot bypassin e ri të Rrogozhinës. Ky projekt është realizuar me mbështetjen e Bashkimit Europian dhe pritet të ketë ndikim në rritjen ekonomike të zonës.

Ministri Haxhinasto falenderoi BE-në për ndihmën e dhënë në ndërtimin e këtij segmenti dhe tha se ky investim zgjidh problemin e trafikut, mënjanon kalimin përmes qytetit të Rrogozhinës dhe shkurton rrugën me 30 minuta.

Projekti ka kushtuar rreth 5.7 milionë euro dhe është pajisur me nënkalime për të përmbushur kërkesat e banorëve të zonës.

“Ju bëj thirrje dhe kompanive të tjera të vazhdojnë punimet me ritme dhe t’i përfundojnë në kohë, duke respektuar të gjitha elementet e standardet e rrugës dhe veçanërisht elementet e sigurisë, që janë me shumë rëndësi për ne”, tha Haxhinasto.

Pin It