Shkëlzen Doli dhe Ansambli Popullor në koncert të përbashkët

13325657_10209471453965600_925167505176367012_n

Violinisti i njohur shqiptar Shkelzen Doli do të interpretojë në violinë koncertin e tij të ëndërruar me Ansamblin Popullor të Teatrit Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor. Në 4 qershor, ora 20:00, violinisti me famë botërore do të sjellë premierën absolute në TKOBAP.

“Endrra ime e fëmijërisë po bëhet realitet, Koncert me Ansamblin Shtetëror të Shqipërisë”, shkruan Shkëlzen Doli në faqen e tij në rrjetin social Facebook.

Koncerti me drejtor artistik Gerti Drungën, do të sjellë nën dirigjimin e Vladimir Hasimit disa nga perlat e muzikës shqiptare. Në këtë koncert Doli do të jetë i shoqëruar nga të tjerë artistë të talentuar si Ana Shkjezi, Matilda Bajrami, Bledar Luzi, Artan Shabani, Alban Tahiri, Nikola Kondakci, Flogert Shatraj, Gëzim Bulcari, Skënder Gurra, Gerta Radovani, Ediola Islami. Arian Konci, Viola Baholli, Albana Leskaj, Dorina Laro, Gëzim Hysi, Albin Almeri, Fatmir Serudi, Adratik Çelmeta, Leonard Car, Neki Kastrati.

Pin It