Shkëlzen Doli dhe Ansambli i Filarmonisë së Vjenës vijnë në Tiranë më 2 janar

download-1

Violinisti Shkëlzen Doli dhe Ansambli i Filarmonisë së Vjenës vijnë me një koncert madhështor në Tiranë, për ta mrekulluar publiku shqiptar.  Një ngjarje  kulturore e mrekullueshme  për kryeqytetin dhe artdashësit shqiptarë.

Koncerti do të zhvillohet në datën 2 janar  në Pallatin e Kongreseve, një ditë pas koncertit të Filarmonisë së Vjenës.

Pas suksesit që pati kabaja e famshme e jugut, ‘Albanian Soul” në koncertin e përvitshëm

austriak vitin e kaluar, Shkëlzen Doli prej më shumë se një viti ka nisur të punojë për

mundësinë e realizimit të një koncerti me anëtarët e Ansamblit Filarmonik të Vjenës në

Tiranë. Kjo nismë artistike ka gjetur mbështetjen e autoriteteve më të larta të dy vendeve,

Shqipërisë dhe Austrisë, e që  kryesohet nga Ministria e Kulturës së Shqipërisë si dhe

partnerëve të tjerë publikë e private që i janë bashkuar këtij projekti.

Ministria e Kulturës e ka vendosur që në krye të herës komunikimin kulturor si mënyrën

më të mirë e më të sigurt të integrimit në Europë, duke e futur Shqipërinë në axhendat më

të rëndësishme kulturore ndërkombëtare. Ky koncert do të shërbejë për rritjen e bashkëpunimit në botën e artit dhe kulturës por

edhe të komunikimit ndërkombëtar,  me një  theks të veçantë për promovimin e

Shqipërisë në rajon dhe më gjerë duke e kthyer vendin tonë në një qendër të re të

performancës madhështore të  Ansamblit Filarmonik të Vjenës.

Organizimi i kësaj ngjarjeje  artistike të veçantë promovon më tej vendin tonë, duke rritur

mundësitë për të krijuar një klimë më të mirë për investime dhe bashkëpunime të reja në

fushën e artit e kulturës, por edhe të mjedisit ekonomik në vend.

Koncerti i Ansamblit të Filarmonisë së Vjenës është gjithashtu një frymëzim i fuqishëm

për të gjithë artistët e rinj në Shqipëri, por edhe për ata që kanë një karrierë të

suksesshme jashtë  vendit, duke shërbyer si një thirrje për të kontribuar në jetën artistike

të vendit të tyre. Ky koncert do të jetë suksesi tjetër i një mozaiku të jashtëzakonshëm të  motiveve të

muzikës tradicionale shqiptare të koncertit të Filarmonisë së Vjenës në vitin 2015, nën

kujdesin e  Shkëlzen Dolit, i cili së fundmi ka drejtuar dhe organizuar tashmë një koncert

tërësisht të dedikuar për muzikën tradicionale në bashkëpunim me Ansamblin Kombëtar,

në sallën e madhe të Teatrit Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor/

Pin It