Mahnit orkestra filormonike e Vjenës, Shkëlzen Doli dhuron emocione të forta

shkelzen-doli-350x197

6-17-261x200

Mbrëmjen e djeshme në vendin tonë, publiku kryeqytetas ndoqi koncertin e ansamblit të krijuar nga muzikanti shqiptar, pjesë e orkestrës së Vjenës, Shkëlzen Doli.

Një ditë pas koncertit tradicional në Vjenë, që mbahet më 1 janar të çdo viti, bashkë me të në Tiranë kanë mbërritur dhe 36 artistë për t’u bërë pjesë e këtij koncerti madhështor.

Shfaqja e zhvilluar në Pallatin e Kongreseve, ku ishin të pranishëm Kryeministri Edi Rama, Kreu i Bashkisë Erion Veliaj, si dhe personalitete të tjera zgjati pak më shumë se dy orë dhe një nga momentet më pikante, veç muzikës së mrekullueshme të krijuar nga ansambli folklorik i Vjenës, ishte fakti se Shkëlzen Doli u  ka vendosur dhe nga një qeleshe muzikantëve austriakë, të cilit ishin duke luajtur valsin e Danubit të Strauss-it.

Komenti i Pandi Laços ishte se ai zbardhi të kaltrën e Danubit me qeleshet shqiptare. Kjo lëvizje piktoreske i dha një prekje shqiptare këtij koncerti.

Dolli ka dhënë koncert në Tirane edhe më 4 qershor të vitit 2016, ku ka interpretuar muzike popullore në violinën e tij.

Shkëlzen Doli ka mahnitur publikun vjenez më 1 janar 2015 me interpretimin e muzikës shqiptare me orkestrën e Filarmonisë së Vjenës. Ndërkohë, në koncertin e sotëm që u zhvillua në Pallatin e Kongreseve para mijëra të pranishmëve, janë luajtur pjesë nga dinastia Shtraus dhe kompozitorë të tjerë austriakë dhe hungarezë.

Koncerti u mbyll me marshin e Radeckit dhe nën duartrokitjet e të pranishmëve.

 

Pin It