Vjen i ftohti siberian, në fundjavë temperaturat deri në minus 14 gradë celsius

blog-dangerous-winter-weather-905x395

I gjithë vendi do të përfshihet nga moti i ftohtë duke nisur nga e mërkura, ndërsa në fundjavë temperaturat do zbresin deri në minus 14 gradë celsius.

Sinoptikanët parashikojnë që gjatë fundjavës dëbora pritet të zbardhë një pjesë të mirë të vendit duke mos përjashtuar as kryeqytetin, Tiranën ku temperaturat mund të shkojnë në minus 8 gradë celsius. 
I ftohti ekstrem vjen si rrjedhojë e zbritjes drejt Ballkanit të rrymave ajrore nga Siberia. Temperaturat e ulëta dhe reshjet e shiut e dëborës pritet të jenë prezent deri në mesin e këtij muaji.   

Pin It