Përfaqësuesi i FMN: Ekonomia shqiptare nuk lë vend për ulje taksash  

ahmetaj

Ulja e taksave nuk është një strategji e këshillueshme dhe e realizueshme në kushtet në të cilat ndodhet ekonomia shqiptare.

Përfaqësuesi i Fondit Monetar Ndërkombëtar në Shqipëri, Jens Reinke, tha se strategjia e hartuar për rregullimin e situatës financiare në vend nuk lë hapësira për ulje taksash. Në këto kushte Reinke e ka cilësuar uljen e taksave një “dhuratë”.

“Ka dy faktorë me të cilët duhet të merret strategjia e bordit që prezantoi zoti ministër dhe ajo nuk lë shumë hapësirë fiskale për të dhënë “dhurata” për uljen e taksave për sektorë të caktuar.  Duhet të vazhdojë konsolidimi fiskal dhe nuk ka hapësirë për dhurata”, tha Reinke.

Sipas Reinke lehtësimi i barrës së taksave është një objektiv i mirë por për një periudhë më afatgjatë, në një të ardhme në varësi të eficencës së taksave, nivelit të borxhit dhe të ardhurave të buxhetit.

Pin It