Kush kapet apo kush konstatohet se keqëtrajtonë apo dhunonë fëmijët, do ti hiqet e drejta e prindërimit. Kështu parashikohet në draftligjin e ri për mbrojtjen e fëmijëve.
Ligji i përgatitur nga Ministria e Mirqënies Sociale dhe Rinisë u diskutua sot një ditë para ditës btërore të fëmijëve me përfaqësues të 9 ministrive të vendit dhe me grupe interesi të ndryshme. Në fjalën e tij Ministri Blendi Klosi tha se sipas ligjit të ri në çdo bashki do të ketë një punonjës për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, dhe kushdo që do të konstatohet që keqtrajton fëmijët do ti hiqet e drejta e prindërimit.
Blendi Klosi: Së pari, në çdo bashki do te ketë Punonjes të Mbrojtjes së femijeve: nga 30 punonjës të mbrojtjes së fëmijeve që janë sot efektiv, duam të kemi të paktën 1 Punonjes për 3000 femijë.
- Së dyti, këto punonjës do të kenë mandatin të marrin Masa mbrojtëse ndaj femijëve që janë në rrezik abuzimi, shfrytëzimi, apo neglizhimi. Duke përfshire edhe masat e menjëhershme, nëse femijet jane ne rrezik te larte.
- Së treti, automatikisht, nëse fëmija merret në mbrojtje, e drejta e prindërimit do të ndërpritet, deri në vendimin përfundimtar të gjykatës. Me këtë mbyllim një hendek të madh ligjor, pasi deri më tani ka qenë e pamundur të merrej fëmija në mbrojtje nëse prindi nuk është dakort.
Ndërsa Ministrja e Integrimit Klajda Gjosha e cila ishte e ftuar të merrte pjesë në forumin për të drejtat e fëmijëve tha se ligjet janë shumë interesante por duhet të bëhet shumë punë që këto ligje të implementohen. Ndërsa gjyqësori duhet të shtojë masat e dënimit ndaj atyre që kapen si në rastin e shtëpis së fëmijëve në Shkodër.
Ndërkohë nuk kanë munguar edhe oponencat për ndryshimin dhe shtimin e disa dispozitaveligjore për trajtimin e fëmijëve të paregjistruar siç është kategoria e fëmijëve të shqiptarëve që kanë qënë në emigrim dhe janë kthyer në vend. Ligji pritet të shqyrtohet nen për nen në javët e ardhëshme në parlament.