Ministri i Transportit Haxhinasto: Edukimi i fëmijëve, një hap i rëndësishëm

haxhinasto-3

Në një kohë kur siguria rrugore është në në thuajse në qëndër të vëmendjes për shkak të aksidenteve të shumta me pasoja të rënda, Ministri i Transportit Haxhinasto ka vendosur që të fillojë edukimin që nga fëmijët. Ai ka qënë i pranishëm në një aktivitet për sigurinë rrugore për fëmijët. Në fjalën e tijë Haxhinasto tha se edukimi i fëmijëve është një hap shumë i rëndësishëm për të ardhmen. Haxhinasto tha se në vitin 2014 është ndërmarrë një plan për sigurinë.

Haxhinasto: Një nga elementët më të rëndësishëm të këtij plani është edukimi i brezave të rinj. për të rritur sigurinë e transportit të fëmijëve, veçanërisht me autobuzët e posaçëm për nxënësit. Do të jemi shumë rigoroz që të gjitha rregullat, të gjitha kërkesat e këtij trasporti, të respektohen nga shkollat dhe operatorët e ndryshëm të transportit.

Drejtori i Policisë Rrugore Mitat Tola i bëri thirrje fëmijëve që mos të lejojnë prindërit në rastet kur ata nuk zbatojnë rregullat e qarkullimit.

Tola: Në momentin që ata nuk e vendosin rripin e sigurimit dhe nuk ju lidhin edhe juve, nuk do ti lini prindërit të përdorin pije alkoolike. Do bërtisni fort në mënyrë që ata të mos e nisin makinë duke qenë të dehur. Këshillë tjetër nuk kam. Ju jeni brezi i rid he duhet të mësoheni me një edukatë tjetër. Jo alkool, kasakt që keni do ti vendosni në motor dhe biçikletë dhe do ta kaloni rrugën me shumë kujdes.

Pin It