AP Totozani, rekomandim Manjanit për të burgosurit me probleme mendore

14646856911464178501toto

Avokati i Popullit Igli Totozani i ka dërguar një rekomandim Ministrit të Drejtësisë Ylli Manjani në lidhje me personat që kanë probleme me shëndetin mendorë dhe që ndodhen në burg. Në rekomandimin e AP dërguar këtë të martë Manjanit thuhej se të burgosurit me probleme mendore duhet të nxirren nga burgu dhe të vendosen në një instituçion të posaççëm që të jetë në varësi të Ministrisë së Shëndetësisë.

Në rekomandim argumentohet se, “në vendin tonë, aktualisht, nuk ka një instituçion të veçantë mjeksor për persona që vuajnë nga turbullime psiqike ose neuropsiqike. Këta persona nuk duhet të mbahen në burgje, por në instituçione të veçanta mjeksore, të çilat duhen ngritur sa më shpejt të jetë e mundur”.

“Në këto kushte ne gjykojmë se Ministria e Drejtësisë duhet të marrë masat e nevojshme instituçionale e ligjore për nxjerrjen e këtyre personave jashtë sistemit të burgjeve dhe të bëhet kalimi i tyre menjëherë në instituçione të posaçme shëndetësore që administrohen nga Ministria e Shëndetësisë”, lexohet në rekomandimin e Avokatit të Popullit.

Pin It