Manjani paralajmëron shkarkime në rradhët e gjykatësve

manjani-8-655x356

Duke marrë shkasë nga ngjarja e mbrëmjes së dy majit ku u arrestua gjykatësi Ibrahim Hoxha dhe u arrestua djali i tij nën akuzën për korrupsion, Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani u bëri thirrje që të gjithë gjyqtarëve që të dfistancohen nga aktet korruptive. Ndërkohë ai i kërkoi Këshillit të Lartë të Drejtësisë që të shkarkojnë menjëherë gjykatësin. Manjani ka paralajmëruar ndërkohë edhe shkarkime të tjera në rradhët e gjyqtarëve

Ylli Manjani “Mbrëmë prokuroria shqiptare finalizoi me sukses një operacion të nisur prej kohësh për arrestimin në flagrancë të një gjyqtari, kolegu juaj. Ishte një reagim proporcional. Reagime të tilla besoj se do të ketë prapë. Reagim që vijnë për shkak të një ngarkese të opinionit public me ngjarje jo fort të këndshme. Janë ngjarje dhe episode që kanë të bëjnë me faktin se punonjës të drejtësisë kapen në flagrancë duke future dorën në xhep tek një palë në gjykim. Sot do të shpallej një vendim I blerë. Përshëndes prokurorinë por dhe palët të cilët u bënë pjesë e kësaj veprimtarie hetimore të sukseshshme. Veprimtari e cila tashmë duhet të transferohet në dyert e gjykatave. Është radha e kolegëve tuaj që të distancohen nga kjo ngjarje tepër e rëndë. Ashtu sic nxis cdo qytetar që të mos harxhojë kohë të bëjë denoncime vend e pa vend port ë denoncojë në zyrën e prokurorit, policit gjyqësor që raste të tilla të jenë sa më të sukseshme të jenë e mundur. Ashtu sic I takon kolegëve të KLD-së që një orë e më parë ta shkarkojnë këtë gjyqtar për akte e sjellje që cëqnojnë rëndë figurën tuaj.

Manjani ishte sot i pranishë në analizën vjetore të punës së Gjykatës Administrative të Apelit, ku u vuri në pah punën e dobët të tyre. Ai tha se ka akoma shumë dosje pa u prekur me dorë.

Pin It