Shqipëria në programin e drejtësisë në BE, Jourova: Reforma të rrisë besimin te qytetarët

manjani

Nga sot Shqipëria është bërë pjesë e programit të drejtësisë së Bashkimit Europianë, çka përfshin lehtësimin dhe mbështetjen në bashkëpunimin gjyqësor për çështjet civile dhe penale, nxitjen e trajnimit gjyqësor, duke përfshirë trajnimin mbi terminologjinë juridike, me qëllim nxitjen e një kulture të përbashkët ligjore dhe gjyqësore. Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani gjatë vizitës së tij ditën e sotme në Bruksel firmosi këtë memorandum së bashku me Komisjoneren për Drejtësi, në Komisioni Evropian, Znj. Vera Jourova

Gjatë takimit Ministri Manjani i shpjegoi Jourovës për procesin e reformës dhe për miratimin e amendamenteve të mbetura si një pjesë mjaftë e rëndësishme për zbatimin e reformës në drejtësi. Ndërkohë nga ana e saj Jourov vlerësoi punën e qeverisë dhe u shpreh se reforma në drejtësi duhet të kthej besimin te qytetarët dhe te shtetet e tjera. Në fund Ministri Manjani i shprehu komisjoneres edhe pritshmërinë për marrjen e rekomandimit dhe më pas anëtarësimin në BE.

 

Pin It