Këshilla për të kryer më shumë punë brenda pak orëve

pro

Përdorimi me zgjuarsi i kohës që kalojmë në punë na bën më produktivë se sa zgjatja e orarit të punës. Artikulli i mëposhtëm tregon disa mënyra se si mund t’i kthejmë orët e punës në minuta të mbushura me vepra, duke shmangur shpërqëndrimet e shumta.

Kontrolloni dhe kufizoni kohën që shpenzoni në punë të ndryshme

Vetëm 17% e njerëzve arrijnë ta menaxhojnë si duhet kohën e shpenzuar në punë. Rrjetet sociale, emaili, aplikacionet e ndryshme, interneti dhe detyrat e shumta që i takojnë një personi në punë shpesh e humbin kohën duke lënë shumë detyra pa plotësuar. Ndarja e kohës që do i caktohet çdo pune ndihmon në përmbushjen e tyre më shpejt.

Bëni pushime të rregullta

Përcaktimi i pushimive në intervale të caktuara kohore na çlodh fizikisht dhe mendërisht, duke na shtuar produktivitetin në orët në vijim. Studiesit nga Universiteti Shtetëror i Floridas këshillojnë pushime të shkurtra çdo 90 minuta me ndonjë aktivitet të vogël fizik si ecja psh.

Vendosni afate personale për punët tuaja

Edhe në rastet që nuk keni një afat të përcaktuar nga dikush, vendosini vetes afate për përmbushjen e detyrave të caktuara. Kjo do ju ndihmojë të jeni më të disiplinuar në punë.

Bëni punët që marrin më pak kohë më parë

Nëse shihni që keni punë që mund të kryhen brenda pak minutave, bëni ato fillimisht. Brenda pak kohe do të përfundoni më shumë punë se sa mendoni.

Shmangni punët paralele

Nëse përpiqeni të bëni shumë detyra njëherësh atëherë nuk do të jeni produktivë. Sipas psikologëve kjo çon në humbjen e kohës dhe uljen e eficencës në punë. Në vend të kësaj bëjini detyrat njera pas tjetrës dhe mos filloni diçka të re pa përfunduar të parën.

Shmangni bisedat online dhe ndërprerjet

Gjatë punës mbajeni telefonin larg tryezës, në mënyrë që të mos shpërqëndroheni nga idea e nisjes së ndonjë bisede me dikë tjetër. Po ashtu mos lejoni emailet, mesazhet dhe rrjetet sociale t’ju shpërqëndrojnë. Edhe bisedat me kolegët e zyrës duhet të jenë të atilla që të mos ju marrin nga koha juaj.

Gjej diçka të bukur për të parë

Mund të duket e çuditshme, por dekori i vendit të punës ndikon shumë në përqëndrimin tuaj. Objektet që sjellin pozitivitet dhe kënaqësi, si lulet apo një panoramë e bukur, rrisin produktivitetin deri në 15%. Kështu që zgjidhni diçka të këndshme që t’ju shoqërojë në zyrën dhe tryezën tuaj.

Pin It