Avokati i Popullit: Dhuna ndaj gruas është ende një betejë e vështirë, që duhet fituar

download

Pas rasti të publikuar në media ditën e djeshme, ku një burrë në Vlorë dhunonte barbarisht ish- bashkëshorten e tij në sy të dy fëmijëve, reagon Avokati i Popullit Igli Totozani. Ai i ka konsideruar si të papranueshme skenat e tilla ndaj kakërkuar nga shteti që ta marrë menjëherë në mbrojtje gruan e dhunuar bashkë me dy fëmijët e sajë, ndërsa ka kërkuar nga gjyqësori që ti japë dënimin e merituar sipas ligjit agresorit, shtetasit I.P

“Pamjet kur një burrë dhunon ish bashkëshorten në sy të fëmijëve janë ngjarje shokuese, të dënueshme si vepër penale, por janë edhe sjellje të pa tolerueshme për çdo shoqëri. Ato demonstrojnë dhunën që ushtrohet në shumë familje shqiptare, që fatkeqësisht në një pjesë të rasteve nuk denoncohet.  Drejtësia duhet të flasë përmes ligjit për këtë ushtrues dhune në familje, që nuk heziton të zbrazë instiktet e tij agresive edhe në sy të fëmijëve të mitur.

Agresori I. P. që pamë në atë video shokuese nuk është i vetmi që guxon të dhunojë gratë. Janë shumë gra shqiptare, sot, të cilat jetojnë nën terrorin e dhunës fizike apo psikologjike të burrave të tyre. Ndaj të gjithë së bashku kemi detyrimin të ngrihemi dhe të kundërshtojmë fort këtë model të shëmtuar, që vret dhe sakaton njeriun e pafajshëm, por shkatërron edhe familjen e të ardhmen e fëmijëve”, shprehet Avokati i Popullit, z. Igli Totozani.

Pin It