Ministrja Ekonomi, Kinezëve: Potencialet e Shqipërisë për të investuar janë të mëdha

ekonomi-kine (1)

Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, znj. Milva Ekonomi ka ftuar firmat kineze që të vijnë në shqipëri pasi është një vend me shumë potenciale ekonomike.

Ekonomi ndodhet në Kinë ku po zhvillohet ministriali i i dytë i ministrave të Ekonomisë dhe Tregtisë, brenda nismës “16+1”, Kina – Evropa Qendrore e Lindore

Ajo ishte në një takim me homologun e sajë kinezë Gao Huchang, nga ku vlerësoi bashkëpunimin ekomomik mes Shqipërisë dhe Kinës të cilit, theksoi Ekonomi, i është dhënë rëndësia e duhur.

“Shqipëria është e gatshme ta zgjerojë bashkëpunimin me Kinën në fushat e ekonomisë, agrikulturës, infrastrukturës, ndërtimit dhe edukimit. Ne mirëpresim investitorët nga Kina për të investuar në vendin tonë”, tha Ekonomi.

Gjatë takimit, Ministrja Ekonomi u ndal edhe në potencialet e tregtisë mes dy vendeve kur tha: “Marrëdhëniet tregtare me Kinën janë rritur, por potencialet janë akoma edhe më të mëdha. Kina, në mënyrë të dukshme, e ka rritur pozicionin e saj tregtar me Shqipërinë megjithatë, mendoj se niveli aktual i tregtisë është i ulët, në krahasim me potencialet që kanë dy vendet. Bizneset shqiptare dhe Agjencia e Investimeve, AIDA, morën pjesë në Panairin e  Ningbos me produkte “Made in Albania” dhe do të marrin pjesë në të ardhmen në panaire të ngjashme, pasi janë një mundësi e mirë shkëmbimi informacionesh për të hyrë në tregun kinez”.

Ndërkohë nga ana e tijë, Ministri Gao Hucheng u shpreh se: “Kina shikon tek Shqipëria një partner shumë të rëndësishëm në Evropën Qendrore Lindore dhe bashkëpunimi ekonomik ka shënuar rritje, por konsiderojmë që ka akoma shumë hapësirë për bashkëpunim të mëtejshëm. Ne vlerësojmë potencialet e Shqipërisë në fushat si: fasoneria, industria minerale, infrastruktura dhe energjitika, si pika ku Kina ka vendosur hapat e para të bashkëpunimit. Ndërkohë, hapat e ardhshëm dhe synimi për bashkëpunim janë bujqësia. Gjithashtu, Kina shikon një potencial të madh për investimet në Shqipëri në fushën e turizmit” , u shpreh ministri Gao Huchang.

 

Pin It