Parandalimi I përdorimit të lëndëve narkotike, Nikolla aktivitet me nxënësit në Lezhë

1

Në kuadër të sensibilizimit të fëmijëve të ciklit 9-vjeçarë dhe atyre të gjimnazit për parandalimin e konsumimit të drograve, Alkoolit, Duhanit apo lëndëve të tjera të dëmshme, Ministrja Lindita Nikolla së bashku me Ministrin Tahiri kanë organizuar një aktivitet në Lezhë me nxënës të shkollave 9 vjeçare dhe ato të gjimnazit për ndërgjegjësimin e tyre për parandalimine atyre veseve. Nikolla tha se MAS po shikonë mundësitë kurrikulare dhe kros kurrikulare që nxënësit parauniversitarë të kenë informacionin e duhur për parandalimin e tyre. Ndërsa gjatë periudhës së shkollës 9-vjeçare këto vese do të trajtohen në mënyrë të veçantë në biologji dhe kimi për të mësuar dëmet që ato shkaktojnë.

“Ky është një moment reflektimi për të vijuar jo vetëm këtë bashkëpunim, por për të vijuar gjithnjë e më shumë në tempullin e dijes, për të mundësuar histori suksesi, për të mundësuar realizimin e shpresave dhe ëndrrave që fëmijët tanë meritojnë.” tha ministrja.

Ministri Tahiri tha se edukimi i këtyre fëmijëve do të jetë një kontigjent njerëzorë për ti bërë ballë këtyre veseve të këqija.

“Unë nuk kam fjalë aq sa duhet për të falënderuar të gjithë të rinjtë e të rejat që sot më dhanë edhe mua një leksion shumë të mirë për fuqinë njerëzore që ka një brez i tërë për t’u përballur bashkë me ne, bashkë me Ministrinë e Arsimit, bashkë me Ministrinë e Punëve të Brendshme, bashkë me Policinë e Shtetit, me ndihmën e vyer të partnerëve, për të ndërtuar Shqipërinë e gjeneratës tjetër.” tha ministri

Pin It