Shqipëria në Eurosong, Linda Halimi këndon e shtata

lindita-halimi-eurovision-905x395

“Festojmë ndryshimin” është logoja e zgjedhur nga  Festivali Europian i Këngës i cili ka përcaktuar tashmë edhe renditjen e shteteve pjesëmarrëse për dy gjysmëfinalet e edicionit të këtij viti, i cili do të mbahet në Kiev të Ukrainës.

Nga shorteu i hedhur paraditen e të martës nga organizatorët e festivalit, Shqipëria renditet e shtata në natën e parë gjysmëfinale.

Kjo do të thotë që këngëtarja shqiptare Lindita Halimi do të ngjitet në skenën e Eurosongut mbrëmjen e 9 majit, kur dhe është përcaktuar gjysmëfinalja e parë e Eurosongut.

Halimi fitoi edicionin e 55-të të Festivalit të Këngës në Radiotelevizionin shqiptar me këngën “Botë” të Klodian Qafokut me tekst të Big Bastës. Një përfaqësim dinjitozi i Halimit në gjysmëfinalen e parë do të ishte një shpresë e madhe që Shqipëria të renditej në finale.

Ky është edicioni i dytë i Eurosongut që organizohet në Ukrainë. Këngëtarja e parë që çoi Eurosongut në këtë shtet ishte Rusllana në vitin 2004. Ka qënë pikërisht ky vit kur dhe Shqipëria shënoi pjesëmarrjen e parë në Festivalin më të madh të muzikës së lehtë në Europë me këngëtaren Anjeza Shahin dhe këngën “Imazhi yt’ te kompiozitorit Edmodn Zhulali me tekst të Agim Doçit.Në total për Shqipërinë kjo është hera e trembëdhjetë që merr pjesë në Eurosong

 

Pin It