Shqipëria nën uji, parashikimi për sot!

 

Ndërsa vendi prej dy ditësh është nën pushtetin e shirave të dendur dhe përmbytjeve, kjo situatë do të vazhdojë edhe ditën e sotme, por reshjet do të jenë me intensitet më të ulët.

Kthjellime dhe vranësira të shpeshta të shoqëruara me reshje të pakta dominojnë pjesën më të madhe të vendit dhe kryesisht në zonat Lindore gjatë kësaj të shtune.

Pasditja vijon me vranësira të shpeshta e reshje të pakta në territor por nuk do të mungojnë edhe kthjellimet e shkurtra, më të dukshme në zonat Qendrore.

Sipas MeteoAlb, pas mesnatës, do të ketë një fuqizim të përkohshëm të reshjeve në pjesën më të madhe të territorit.

Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë gjatë mëngjesit por rënie me 2- 3°C do të pësojnë vlerat termike të mesditës.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Lindor-Juglindor ndërsa në det do të gjenerohet dallgëzim 3 ballë.

Pin It