“Shqiperia vend i bukur”, ekspozita e Pashk Pervathi në Muzeun Historik Kombetar

Ekspozita personale e piktorit Pashk Pervathi “Shqiperia Vend i Bukur”, hapet ne Muzeun Historik Kombetar diten e hene date 2 Tetor 0ra 19. Ne ekspozite jane te ekspozuar 60 vepra ne gjinine e peisazhit. Tematika e veprave eshte “Bukuria Shqiptare” e ardhur ne kendveshtrimin dhe penelaten e autorit Pervathi.

Ne ekspozite hasim vepra nga veriu ne jug, nga alpet e veriut ne bregdetin e Jonit, nga lagunat e Vainit e divjakes ne kodrinat e vithkuqit e leskovikut, nga pullazet e Beratit ne ato te Gjirokastres e Korces,nga lumi I Erzenit ne ate te Matit, nga vjeshta e Polenes ne ate te Valbones, nga liqeni I Shkodres ne ate te Pogradecit. Ne nje fare menyre kemi nje Shqiperi ne miniature e ardhur perms ngjyres. Veprat jane te gezueshme dhe te realizuara direkt ne plenerin e natyres. Piktori nepermjet ngjyres ka zbuluar te bukuren edhe ne ato vende ku natyra sot eshte demtuar. Ne vepra ndjehet dashuria e artistit per vendin e tij. Veprat e ekspozites jane realizua ne harkun e 5 viteve te. Kjo eshte ekspozita e 39 e piktorit Pashk Pervathi

Pin It