Raporti i OBSH: Ajri i ndotur po shkurton jetën e shqiptarëve

Raportet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë thotë se ajri i ndotur është një faktor kyç që ndikon në jetëgjatësinë. Për shqiptarët, vlerësohet se ndotja e ajrit i heq
0.23 vite jetë mesatarisht çdo banori, por  kjo normë është deri në tre herë më e lartë për banorët e Tiranës dhe qyteteve të tjera me ndotje më të madhe.

Shkencëtarët konkluduan se jetëgjatësia e jetës zvogëlohet për rreth shtatë muaj me çdo 10μg / m³ shtesë të PM10 në ajër.

“Rezultatet tregojnë rastet kur ekspozimi afatgjatë ndaj ajrit të ndotur shkakton një reduktim të konsiderueshëm të jetëgjatësisë”, tha Michael Grënstone, autor i publikimit dhe drejtor i Institutit të Politikave të Energjisë (EPIC) në Universitetin e Çikagos.

Nga një raporti i bërë publik një vit më parë, vendi ynë rezultonte në një zonë ku ndotja ishte e konsiderueshme, duke marrë në konsideratë matjet e bëra për përpilimin e
indeksit të OBSH.

Pin It