Si ta largoni fryrjen e barkut pas iftarit?

Gjatë agjërimit, aktiviteti fizik, kushtet klimatike si dhe intervali kohor prej 17 orësh natyrshëm ndikojnë tek organizmi jonë. Kjo e bën të vështirë kontrollimin e sasisë së ushqimit të konsumuar gjatë iftarit.

Sigurisht, nëse e teprojmë me ushqim fryrja e barkut është e paevitueshme. Kjo shkakton një ndjesi të një stomaku të rënduar shpeshherë të shoqëruar me kriza.

Përveç kësaj,  ka raste kur fryrja e barkut mund të jetë një çrregullim i vazhdueshëm që ndodh pas çdo ushqimi pavarësisht sasisë që e marrim.

Fatmirësisht ekziston një mënyrë krejtësisht natyrale dhe tejet e shëndetshme për ta shmangur fryrjen e barkut. Ai është çaji i xhenxhefilit.

Xhenxhefili, përveç se është i mrekullueshëm në eliminimin e fryrjes, përmban ekstrakte qetësuese të cilat largojnë dhimbjen dhe irritimet nga zona e barkut.

Kështu që, përpiquni që gjithmonë pas iftarit të konsumoni çajin e xhenxhefilit.

 

Pin It