Si të argëtosh fëmijët në shtëpi

Të argëtosh fëmijët e vegjël në qytetet e mëdha, ku mjediset publike, parqet dhe ritmi i jetesës janë të atillë që shkaktojnë pengesa të shumta, kthehet shpesh në një sfidë për nënat dhe familjarët e tjerë.

Jo çdo bllok pallatesh ka hapësirën e duhur për të luajtur fëmijët, ndërsa prindërit nuk kanë gjithnjë kohën e përshtatshme për t’i shoqëruar në kënde lojërash. Si rrjedhojë fëmijët e kalojnë shumicën e kohës brenda shtëpisë, përpara televizorit, kompjuterit, tabletës apo telefonit.

Më poshtë ne ju japim disa alternative se si mund të ndihmoni fëmijët të argëtohen në shtëpi gjatë ditëve me shi, apo ditëve kur nuk keni mundësi të luani në park.

  1. Bingo me foton e familjes

Kjo lojë me fotografike ndihmon në përmirësimin e kujtesës së fëmijës, si dhe i njeh ata me anëtarët e familjes dhe të afërmit e tjerë. Zgjidhni 9 fotografi të të afërmve tuaj dhe vendosini në rreshtim 3 me 3. Pastaj kërkojini fëmijës të mbulojë me karton me ngjyrë foton e “gjyshit” apo “xhaxhit” etj.

  1. Pica me biskotë

Loja në kuzhinë ndihmon në kreativitetin e fëmijës si dhe në formimin e ndjenjës së përgjegjësisë. Fëmija juaj mund të zbukurojë biskotat e ëmbla me reçel, salcë, djath etj, duke gatuar kështu edhe një vakt të ndërmjetëm për veten.

  1. Loja me kartolina

Fëmijët mund të nxiten të krijojnë kartolinat e tyre sipas dëshirës të ideuara për të afërmit me raste ditëlindjesh, festash, udhëtimesh etj. Më pas ata mund t’ua dhurojnë ato miqve të tyre ose të afërmve që ju vijnë për vizitë.

  1. Bashkëautorë të përrallave

Ndërkohë që iu lexoni tregime ose përralla fëmijëve, testoni imagjinatën dhe intelektin e tyre duke iu kërkuar ta vijojnë ata përrallën pas një pike të caktuar, duke përdorur fantazinë.

  1. Ndjeshmëria përmes prekjes

Mbushni enë të ndryshme me fruta dhe kërkojini fëmijë të gjejë me sy mbyllur, përmes prekjes se për çfarë fruit bëhet fjalë.

  1. Loja me piratë

Ju mund të fshini një send të caktuar diku në shtëpi dhe pastaj të ndërtoni një itinerar me gjëegjëza dhe lojëra zgjuarsie përmes të cilave fëmija duhet të zbulojë “thesarin e fshehur”.

  1. Piknik në shtëpi

Nëse bie shi dhe planet tuaja për piknik prishen, ju mund ta zhvilloni piknikun në një nga dhomat e shtëpisë, të zhvendosni mobiljet, të zgjidhni vendin e përshtatshëm, të përgatisni shportën me ushqime, më pas të shtroni një mbulesë në tokë dhe të hani së bashku. Mos harroni të zhvilloni sa më shumë aktivitete që do i bënit edhe në piknik, si lojëra me top, të kënduarit etj.

Kësaj liste mund t’i shtohen ide kreative pafund. E rëndësishme është që fëmijët të mbushin ditën me aktiviteteve argëtuese dhe të dobishme.

Pin It