Si të udhëtoni të qetë me beben tuaj…

Kur fëmija është i vogël dhe i ndjeshëm  nuk këshillohet të kryhen udhëtime bashkë me të. Mirëpo shpeshherë rrethanat na detyrojnë të udhëtojmë bashke me të voglin tonë. Gjëja më e mirë  e mundshme është  që fëmija të jetë jo më i vogël  se 6 muaj. Kryesisht preferohet udhëtimi gjatë natës.
Vendet që duhen shmangur gjatë udhëtimit me një fëmijë janë vendet të cilat janë larg. Fëmija lodhet shpejt dhe është i ndjeshëm ndaj ndryshimit të orarit.
Zonat e larta malore nuk janë shumë të këshillueshme nëse do udhëtoni me fëmijën tuaj.  Ulja e nivelit të oksigjenit është e rrezikshme për fëmijët e vegjël madje e rëndë. Kjo sepse jo të gjithë fëmijët kanë të njëjtin reagim ndaj lartësisë.
•    Për  fëmijët më të vegjël se 1 vjeç, nuk duhet kaluar lartësia 1200 metra.
•    Për fëmijët e moshës 1 dhe 2 vjeç  nuk duhet kaluar lartësia 1800 metra.
•    Për fëmijët e moshës nga 2 deri në 5 vjeç  nuk përbën rrezik deri në 2500 metra lartësi.
•    Për fëmijët e moshës 5 deri në 10 vjeç  nuk duhet kaluar lartësia 3000 metra.

Pin It