Si të zgjasim jetëgjatësinë e frutave dhe perimeve në frigorifer

 Frigoriferi është një prej pajisjeve elektroshtepiake me të rëndësishme që kemi, pasi në të ruajmë te gjitha ushqimet për t’i konsumuar më vonë.

Megjithatë shpesh herë na ndodh që kryesisht frutat dhe perimet, të vyshken marrin erë ose fillojnë të kalben. Ky truk i vogël do t’ju ndihmojë që mos përballeni më me një problem të tillë.

Mjafton të vendosni një sfungjer të papërdorur në sirtarin ku zakonisht mbani fruta dhe perime dhe do të merrni rezultate fantastike.

Ai do të thith lagështinë e tepërt dhe do t’i ndihmojnë ushqimet të rezistojnë më shumë. Kur të shihni se sfungjeri bëhet i lagësht mund ta zëvendësoni me një tjetër. Mos hiqni dorë nga ky truk sepse frutat dhe perimet tuaja do të rrojnë më gjatë.

Pin It