Siguri, Qetësi dhe Paqe!

Islami është një fe për sigurinë, qetësinë dhe paqen. Këto parime e përshkojnë jetën e muslimanëve. Kur muslimanët falin namazin, ata i presin lidhjet me këtë botë, kthehen te Zoti i tyre me besim dhe bindje, dhe qëndrojnë me vëmendje në praninë e Tij. Duke mbaruar faljen, si të jenë duke u kthyer në jetë, ata përshëndesin në të djathtë dhe në të majtë të tyre me urimin për paqe për të tjerët: “Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi ju!” Me një urim për siguri dhe besim, paqe dhe gëzim, ata kthehen përsëri në jetën e përditshme.

Të përshëndesësh dhe të urosh të tjerët për siguri dhe besim është një prej akteve më të dobishme në Islam. Kur e pyetën Profetin se cila vepër ishte më e çmuar në Islam, ai u përgjigj, “Të ushqesh të tjerët dhe të përshëndesësh ata që i njeh si dhe ata që nuk i njeh.” [Ebu Davud, Edeb, 142]

 

 

Pin It