“Simfonia e jetës”, koncerti që reflekton shpresë për të shtatin vit radhazi

12781959_1585789895076797_362616567_n

Qëndra Kulturore “Horizontet e Reja” në bashkëpunim me Kolegjet Turke dhe Universitetin Epoka, si dhe me mbështetjen e Ministrisë së Mirëqënies Sociale dhe Rinisë organizuan mbrëmjen e djeshme,  aktivitetin e përvitshëm artistik “Simfonia e Jetës” kushtuar rëndësisë dhe promovimit të figurës së gruas në shoqëri.

Edicioni i 7-të i këtij programi ishte konceptuar si një koncert gala që i bashkohet projektit “Unë jam shpresë” të ndërmarrë nga Qëndra Kulturore “Horizontet e Reja” në ndihmë të grave të dhunuara. Ky projekt realizohet në sajë të marrëveshjes me MMSR me koordinatore znj. Etleva Sheshi, Përgjegjëse e Sektorit të Barazisë Gjinore dhe Qëndrën Kombëtare të Trajtimit të Viktimave të Dhunës, në varësi të Shërbimit Social Shtetëror dhe MMSR për rehabilitimin në shoqëri të grave të dhunuara.

Me performanca të shkëlqyera të këngës “I believe” nga Armela dhe Ardita Tusha, të korit artistik të liceut “Jordan Misja”, një pjesë mjaft e njohur e Astor Piazzoles interpetuar nga Ana Kaçinari, koncerti triumfoi me fjalimin dhe recitimin prekës dhe të urtë të të madhit Reshat Arbana (Nderi i Kombit), më pas vijoi me këngët e sopranos Erina Balla, Aurela Gaçe, Alban Skënderaj, Marsela Cibukaj dhe Mishela Rrapo nën prezantimin e Valbona Selimllari.

E pranishme ishte edhe minstrja Ermonela Felaj e cila i dorëzoi znj. Linda Spahiu çmimin “Trëndafili i Artë”, si një kontribuese e pashoqe në promovimin dhe mbrojtjen e trashëgimisë kulturore kombëtare.

“Simfonia e Jetës” do të shërbejë si një ftesë për t’i bashkuar njerëzit në një nismë kundra dhunës dhe pro shpresës për të ardhmen. Të ardhurat e përftuara nga shitja e biletave për këtë koncert do t’i bashkohen projektit  “Unë jam shpresë”.

 

Pin It