Roberto Mancini drejt shkarkimit

Inter Milan's coach Roberto Mancini

Roberto Mancinit i duhen katër fitore në pesë ndeshjet e ardhshme në Serie A që ta shpëtojë punën e tij.

Nerazzurrët ishin në krye të Serie A në pjesën e parë të sezonit, por që nga ajo kohë ata kanë pësuar rënie dhe tani janë 13 pikë prapa Juventusit që është lider.

Sipas Gazzetta dello Sport, presidenti Erick Thohir është i palumtur me ecurinë e skuadrës dhe kërkon katër fitore në pesë ndeshjet e ardhshme në kampionat.

Zikaltërit do të takohen me Palermo dhe Bolognan në shtëpi, pastaj Romën mysafirë, para se të luajnë me Torino në San Siro, dhe me Frosinonen jashtë.

Sonte Inter luan edhe në Kupën e Italisë me Juventusin, por ndeshjen e parë e kishte humbur 3-0.

Pin It